Samiti i BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë shënon një ngjarje historike. Për herë të parë në Tiranë vjen presidenti francez Emanuel Macron.


Ai u prit nga kryeministri Edi Rama i cili ishte entuziast dhe i buzëqeshur. Macron foli për mediat për një sërë çështjesh të rëndësishme. Lideri francez tha për mediet se është i lumtur që ndodhet në Shqipëri dhe se kanë projekte konkrete për të diskutuar.

Lexo Edhe:

Болка во зглобовите? Постои едноставен домашен лек! Без операции!

FOTO/ Kjo është 19-vjeçarja që u vra me dy plumba në kokë nga i dashuri sh…
“Lufta në Ukrainë është çështje sigurie për të gjithë rajonin. Ne jemi duke punuar që nga marsi. Jam i lumtur që sot jam në Shqipëri, falenderoj kryeministrin Rama për këtë samit të rëndësishëm. Në kuadër të presidencës çeke kemi projekte konkret për të diskutuar.

E rëndësishme të kemi projekte konkrete për energjinë dhe procesin e integrimit. E rëndësishme të punohet drejt një solidariteti të mëtejshëm. Do të kemi mundësi të përgatisim konkluzione për energjinë.“

Sa i përket vizitës në Tiranë, Macron u shpreh se do të rikthehet.

“Jemi shumë krenarë dhe të lumtur që gjendemi këtu. Miku im i mirë më ka ftuar disa herë jam këtu por do të kthehem për një takim dypalësh”.