Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një supermarket në Greqi, ku protagonist kanë qenë shqiptarët.


Sipas raportimeve ngamediat greke, dy shqiptarët kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas sherri verbal ka degjeneruar në përdorimin e thikave.

Sherri ka ndodhur në një supermarket në Aliveri, ku njëri prej shqiptarëve ka kërcënuar me thikë bashkatdhetarin e tij.

Dëshmitarët e ngjarjes kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar shqiptarin që mbante armë dhe pritet të dërgohet para drejtësisë.