Një banesë në Fushë Kosovë është përfshirë nga tymi e flaka si pasojë e djegies së fishekzjarreve.


Kjo u bë e ditur nga Antigona Uka – Lutfiu, zëdhënëse e Gjykatës Supreme, e cila është banore e bllokut ku është djegur banesa.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se fishekzjarret që hynë brenda ndërtesës nga dikush që po festonte jashtë, shkaktuan që banesa të digjej e gjitha.

Ajo tha se fatmirësisht, të zotit e banesës nuk ishin aty.
Kjo ka alarmuar edhe banorët e asaj ndërtese, të cilët, pas intervenimit të Policisë, e boshatisën ndërtesën.

Në vend të ngjarjes, përpos policisë, kanë mbërritur edhe zjarrfikësit.

Uka – Lutfiu ka bërë thirrje që të ndalohet importimi i këtyre mjeteve piroteknike, shkaku i incidenteve të tilla në natën e ndërrimit të moteve