Dje (21-dhjetor) në ora 19:00 në Stacionin Policor të Tetovës është vetë paraqitur personi I.C.(73) nga Tetova, i cili më pak se dy orë më herët është denoncuar nga 50-vjeçari M.A nga Tetova, se për shkak të keqkuptimeve të tyre për parkimin e veturave, e kishte sulmuar fizikisht para shtëpisë së tij familjare.
Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. Ts