Prezenca e OSBE në Shqipëri ka reaguar për samitin e BE-së në Tiranë dhe për sulmin fizik ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha gjatë protestës së sotme.


OSBE shpreh keqardhjen për këtë ngjarje ndërsa shton se duhen shmangur spekulimet ndërsa hetimet vijojnë.

“Urime Shqipërisë për mbajtjen e suksesshme të samitit BE-Ballkan Perëndimor dhe për operacionin e madh të sigurisë që e shoqëroi. Jemi të trishtuar, megjithatë, për incidentin gjatë protestës së opozitës. Liria e tubimit është një e mirë themelore e demokracisë. U urojmë të lënduarve shërim të shpejtë dhe u bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin spekulimet dhe vetëdrejtësinë ndërkohë që hetimet vijojnë”, thuhet në postimin në faqen zyrtare të OSBE në Facebook.