Joe Biden miratoi një deklaratë emergjente që lejon mbeshtetjen federale për Nju Jorkun


Të paktën 28 njerëz kanë vdekur në shtetin perëndimor të Nju Jorkut, në Buffalo, pasi stuhia po vijon që të godasë Amerikën e Veriut.

Qindra persona mbeten ende të bllokuar në makina për më shumë se dy ditë. Meterologët kanë paralajëmruar se më shumë se 1 metër dëborë do të rrëgjistrohet në disa zona të SHBA-së. Rreth 57 persona kanë humbur jetën. Presidenti amerikan Joe Biden miratoi një deklaratë emergjente që lejon mbështetjen federale për shtetin e Nju Jorkut. “Zemra ime është me ata që humbën të dashurit këtë fundjavë festive”, shkroi ai në Tëitter.

Një pjesë e madhe e vdekjeve kishin ndodhur për shkak të arrestit kardiak si pasojë e të ftohtit dhe aksidenteve në rrugë. Një stuhi e tillë kaq e madhe nuk është regjistruar asnjëherë më parë. Ajo shtrihet nga Kanadaja deri në pjesën jugore të Rio Grandes. Rreth 60% e popullsisë së SHBA -së u përball me paralajmërime për motin e ftohtë teksa temperaturat ranë shumë poshtë normales. Konteja Prince Eduard e Ontarios shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Meteorologët thonë se stuhia do të dobësohet gjatë ditëve të ardhshme, mirëpo qytetarët këshillohen t’i shmangin udhëtimet. Stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha, por energjia elektrike është rivendosur në pjesën më të madhe të SHBA-së.

Mbi 15 mijë fluturime janë anuluar gjatë ditëve të fundit, duke shkaktuar kaos nëpër aeroporte pë rata që duan të kthehen në shtëpi. Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul ka deklaruar se banorët ende po përballen me një “situatë shumë të rrezikshme, kërcënuese për jetën” dhe kushdo duhet të qëndrojë brenda në shtëpi.

Shumë dyqane ushqimore janë mbyllur, ndërsa kufizimet për lëvizjen me automjete vazhdojne, çka ka detyruar shumë njerez të bëjnë thirrje përmes rrjeteve sociale për t’i ndihmuar me ushqime. Në Kanada, provincat e Ontarios dhe Kuebekut kanë pësuar dëmet më të mëdha nga kjo stuhi. Në Kuebek pothuajse 120.000 njerëz mbetën pa energji elektrike. Zyrtarët thonë mund të duhen disa ditë deri të lidhet sërish të gjithë shtëpitë me rrjetin elektrik.