Policia e Tetovës ka bërë të ditur se mbrëmë (19-dhjetor), rreth pesëdhjetë minuta pas mesnate, pjestarët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin D.J. (44) nga një fshat i Tetovës, i cili është raportuar nga bashkëshortja dhe djali i tij se rreth orës 23:30 në shtëpinë e tyre familjare i kishte sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.Ts