Shtetasit rusë Pavel Antov dhe Vladimir Bidenov kanë vdekur në rrethana të pazakonta në një hotel në Odisha të Indisë. Të dy ishin bashkëudhëtarë dhe vdiqën në dy ditë të ndryshme.


Antov, 65 vjeç, ishte një ligjvënës dhe kohët e fundit kishte kritikuar presidentin rus Vladimir Putin për luftën në Ukrainë, por shpejt e tërhoqi kritikën e tij.

Ai vdiq pasi u rrëzua nga kati i tretë i hotelit të tij dhe u gjet i shtrirë në një pellg gjaku jashtë hotelit të shtunën më 24 dhjetor.

Policia tha se dyshonte se ishte vetëvrasje pasi raportohet se ai ishte në depresion pas vdekjes së shokut të tij.

Bidenov u gjet i shtrirë pa ndjenja në dhomën e tij të enjten më 22 dhjetor dhe u deklarua i vdekur nga mjekët në spitalin e qarkut.

Ambasada ruse tha se policia e Odishës nuk ka gjetur ende ndonjë lidhje kriminale në vdekjen e dy shtetasve të saj në të njëjtin hotel në shtet.

Raportet e mediave lokale spekuluan për një “punë të suksesshme” pasi një numër kritikësh të Presidentit Putin kanë vdekur në mënyra të ngjashme në Rusi.