Savash VELIU


“Gënjeshtra është interes shtetëror serb”! Dobrica Çosiç;

Duhet ta kuptonim sa e hollë është relacioni politik i Evropës me Serbinë e Greqinë në diskreditimin e Shqipërisë dhe Kosovës në defaktorizimin e shqiptarëve në rajon me tentativ të njiheshin para botës si shtete kriminele dhe si shihet ajo u arrit në saje të politikanëve të korruptuar dhe popullit shurdh-memec. Duhet kuptuar politikën nga filozofia sepse e para duhet të behet larg emocioneve. Duhet të kuptojmë se Shqipëria dhe Kosova sot kanë nevoj për të gjithë shkaku se janë pengje të Euroamerikanëve, por me rëndësi është të jenë gjithnjë pran mikut të afërt për çdo kohë. Rëndësi ka të luajm mirë politikisht në fushën diplomatike edhe duke mbajtur marrëdhëniet e fshehta me Turqinë si shpëtues i vetëm Kombëtar nga ‘aleatëtë e rremë’ si Amerika dhe Europa. Disa gjërave ne i shohim vetëm majen si puna e Ajsbergut sepse nuk ia dijmë thellësit masive të saja nënujore. Por nëqoftëse ka një shtet që do të derdhte gjakun për Shqiptarinë ajo është Turqia mike e vëlla në këtë botë dhe ahiret..!

Është me rëndësi të dihet se muslimanët si popuj historikishtë nuk kanë bërë kurrë krime e gjenocidë ndaj asnjë populli siç kanë bërë të krishterët ndaj racave të tjerë gjithnjë sepse një gjë e tillë për muslimanët rreptësishtë është u ndaluar me Kur’anin famëlartë!

Politikat e Serbisë ndaj Kosovës e rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë njohur së fundi një trend riciklimi, janë bërë më agresive dhe destabilizuese për rajonin të mbështetur edhe nga opozita udbashe, duke krijuar një vazhdimësi të pakëputur të politikave që ndjek Serbia ndaj Kosovës që nga vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar e veçuar me ardhjen e Millosheviçit në pushtet, një agjent i CIAs-BNDs-UDBs siç është sot Vuçiç agjenti amerikan kurse dodik agjenti i Putinit, palë që luajnë rolet Lindje-Perëndim në favor të [ruso-perëndimit] NATOs. Sot edhe greku Micotakis kërkon vetëvendosjen e “asosiacionit të komunave greke” në jug të Shqipëris njëlloj si ato të serbëve në veri të Kosovës dhe në Bosnje, që e lind pyetjen se a është koincidencë apo kurdisje Amerikano-Evropiane të qëndrojnë pas protagonistëve lazdraq fshehurazi.!?

Qëllimi i hartimit të këtij shkrimi është krijimi i një pasqyre të përgjithshme të rrethanave të krijuara në marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, duke analizuar shkaqet, rrënjët e konfliktit dhe prapavijën e tij në kontekst të politikave rajonale, duke dashur të tërheqim vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare se perspektivat e errëta që ofron Serbia për rajonin do të njohin përshkallëzim në ditët, muajt dhe vitet e ardhshme. Kjo ndodh për shkak se shoqëria serbe, shteti dhe institucionet e tij, edhe përkundër mbështetjes së vazhdueshme të Perëndimit, janë antidemokratike dhe vazhdojnë të mbeten pre e mendësisë nacionaliste të Akademive serbomëdha. Të gjitha idetë e mëdha të trendeve të reja Shumë Polarshe tani e goditur nga globalizmi sionist AngloAmerikane [njëpolare], kinse të integrimeve evropiane dhe euroatlantike që sapo të përballen me nacionalizmin serb, rrënohen përtokë si kështjella prej rëre sepse mbeten në fjalë.

Së këndejmi, politikat destabilizuese të Serbisë ndaj Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë njohur kohëve të fundit një përmasë të re: janë bërë më agresive, më të vrazhda, duke shfrytëzuar me gjeturi dhe në mënyrë të vazhdueshme situatat e paqarta dhe ndonjëherë kontradiktore të kontraktuara nga Bashkimi Europian (BE), sikundër edhe ambientin e brendshëm politik të shteteve të rajonit dhe të klasave të tyre politike, të cilat kanë dështuar në reforma dhe janë shndërruar në oligarki sunduese në saje të Amerikës dhe Evropës si pengmbajtëset e këtij rajoni Ballkanik qëllimisht jofunksional. Shkalla e lartë e korrupsionit, në të cilat janë përfshirë shoqëritë ballkanike dhe klasat e tyre politike kanë krijuar ambient të përshtatshëm të krimit të organizuar në interes të perëndimit ngase ndryshe nuk mund të operojnë krimobandat me strukturat e tyre shtetërore në veri e gjetiu pa lejen e forcave paqruajtëse KFOR. Prandaj sot është krijuar ambienti për depërtim të fuqishëm të ndikimeve politike të financuara nga fuqitë me ndikim Bipolar në rajon, si Moska, Pekini dhe Ankaraja të cilët nuk durojnë më korrupcionin perëndimor si zbatuese dhe pengmbajtëse të këtyre shteteve të neokolonizuara nga NATO-KFOR në interes të hegjemonisë perëndimore.

Atje në Veri të Mitrovicës, Paramilitarët serb bashkë me Serbinë dhe ish Pushtetarët e Kosovës po zhvillojnë aktivitete të krimit të organizuar në dëm të shtetit dhe popullit të Kosovës me të ashtuquajturën Klani PRONTO dhe Klanin ZEMUN, kadro të stërvitura nga CIA të likiudojn edhe kryeministrinë e vet Zoran Xhingjiç kurse serbët e rëndomtë i bëjnë karem për qejfet krimopolitike siç bënë me vrasjen e 5 serbëve në Pejë me preteks të fajësojnë shqiptarët, metod e përdorur sot nga autoritetet maqedone të arrijn te qëllimetë e përbashkëta politike që vretë bashkombasitë të fajësoj shqiptarët. Krimetë e bëra nga Shteti bashkë me Kriminelët Mafioz bëhet me kushtë të udhëheqet shteti i popullit në formën dualiste [të përbashkët] Shtet-Mafi!

Sa i përket një konflikti frontal në veriun e Mitrovicës mes Kosovës dhe Serbisë janë me gjasa të vogla të ndodh shkakuse një Luftë e tillë mes dy shteteve sovrane është e jashtëlogjikshme sepse marrëveshjet ndërkombëtare e mbrojnë Kosovën si tërrësi territoriale. E dyta Kosova si shtet është brenda e përforcuar me trupat e NATO-KFOR. E treta është nëse Serbia tenton të aneksoj veriun e Kosovës kurse NATO me Rusinë përmbahen atëherë pashmangshëm Serbia do ndeshet me trupatë Turke si detyrim që del nga neni 5 të NATOs që thirrë në luftë kolektive ndaj agresorit në këtë rast ndaj Serbisë, një marrëveshje kolektive e mbrojtjesë me forcatë e NATOs ndaj shtetit agresor..!

Prandaj nuk është e lehtë të inskenohet një luftë frontale me Serbinë dhe Kosovën me pretekstin e mbrojtjes së pakicave serbe duke ditur se drejtpërdrejtë aty do ndeshet me forcat Turke dhe poqese apstenojnë shtetet veriatlantike të përballen me serbinë një dëshirë e tyre të fusin Serbinë brenda veriut të Kosovës, por siç shihet problemi qëndron te Turqia e cila gati është ta godas Serbinë keqazi për një kohe të shkurtër e cila do të humbiste ndoshta edhe shtetin serb..!

Andaj Miti Serb për Kosovën ‘djepi i Serbisë’ është bllamazh shterpe e pompuar nga SerboEvropa të arrihet te qëllimi i tyre të rrjepin koridoret magistrale gjeopolitike që e nxjerr Evropën drejtë brigjeve të Bosforit si kontrolluese e rrugëve energjetiko-strategjike. Andaj bandat paramilitare të Nato-Amerikanëve gjithandej ushqejnë realiziminë e aspiratave djallzore të tyre si në Ballkan ashtu edhe në Lindjen e Mesme me ISIS, PKK, All Kaeda, Boko Haram në okupimin e bazeneve të Naftës arabe në dobi të perëndimit [Amerikës dhe Evropës]. Pra, në veriun e Mitrovicës mund të ndodh vetëm një përleshje sporadike mes policisë dhe paramilitarët serb të cilët tentojnë të ruajnë territorin e trafikimit të organizuar mes pushtetit serb dhe pushtetarëve të Kosovës ku gjithnjë del e dëmtuar populli shqiptar dhe serb të viktimizuara si mish për top, të cilët janë të vetdijshëm për lojrat e pista të kryer në vend. Pra nuk do të ketë asessi luftë!

Edhe poqese ndodh një konflikt i tillë atëherë e para që nuk do ta lejoj ndërhyrjen e Serbisë brenda Kosovës është NATO sepse automatikisht atëherë do reagoj Turqia në kuadër të NATOs, situatë që do arrij të ndryshoj statusin e Kosovës, statusi i cili ua shton drojenë edhe Serbis edhe NATOs. Sepse kështu ka gjasa të ndërhyjë edhe Shqipëria me cytjen e Turqisë dhe do vjen në shprehje dëbimi i vet NATOs nga Kosova e Ballkani, kjo e paraparë sipas planit të Turqisë së Madhe..!