Në SPB Veles dje pasdite rreth orës 14:30 është raportuar se në afërsi të Spitalit të përgjithshëm Veles është gjetur trupi i pajetë i një 74 vjeçari të vdekur.


Një mjek nga spitali ka konstatuar vdekjen me plagë nga armë zjarri, ka bërë të ditur sot zëdhënësi i SPB Veles, Riste Samarxhiev.

“Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB Veles dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dhënë për autopsi”, sqaroi Samarxhiev.