Emigrantët që tentojnë të hyjnë në Britani ilegalisht janë në fokusin kryesor të autoriteteve në vend. Kryeministri Rishi Sunak është treguar i ashpër dhe më herët ka miratuar një marrëveshje me qëllim parandalimin e kalimit të emigrantëve përmes Kanalit Anglez.


Por duket se një zgjidhje përfundimtare është ende e largët.

The Sun shkruan se një nga pengesat për të frenuar valën e gomoneve është se bandat po përdorin Gjermaninë si bazë për të kaluar. Britania mund të paralajmërojë Berlinin për problematikat që sjell emigracioni i paligjshëm, mund të bindin Francën që të shtojë masat, por shqetësimi qëndron edhe tek grupet kriminale që kalojnë nëpërmjet Gjermanisë.

Plani i veprimit i prezantuar nga kryeministri Rishi Sunak është në linjat e duhura, por se sa do të arrijë të ia dalë që ky plan të ndalojë trafikimin e emigrantëve mbetet për t’u parë.

Me një rekord prej 45,552 emigrantësh me varka ose gomone që kanë kaluar Kanalin këtë vit, shkalla e detyrës me të cilën përballet Rishi Sunak është më e frikshme se kurrë.

Kujtojmë se shqiptarët kanë qenë në qendër të vëmendjes në politikën britanike, për trafikimin e paligjshëm. Ka qenë sekretarja e brendshme britanike që i akuzuar shqiptarët si kriminelë, ndërsa ka pasur debate të forta në parlamentin britanik për të kthyer shqiptarët në Shqipëri.