Një masazhator shqiptar, 53-vjeç u arrestua pasditen e 27 Nëntor, pas denoncimit të një 23-vjeçare greke, e cila e akuzoi se e kishte ngacmuar seksualisht dhe ai akuzohet për tentativë përdhunimi.


Mesditën e 26 Nëntorit grekja kishte shkuar për të bërë masazh në Nea Smyrni, por u has me veprimet e çuditshme të shqiptarit.

Në dëshminë e saj 23-vjeçarja tregoi se ndërsa ai filloi të masazhonte kofshët e saj, ai tentoi t’i hiqte të brendshmet, edhe pse ajo kundërshtonte. Madje shqiptari i tha asaj “të mos shqetësohej, pasi të tjerët masazhoheshin lakuriq. Më pas ai i tha të shtrihej në shpinë dhe filloi t’i masazhonte barkun. Dhe aty, ai uli duart dhe në një moment ka futur dorën brenda të brendshmeve të vajzës, duke i prekur organet gjenitale.

Tashmë, 53-vjeçari ndodhet i lirë dhe është zbardhur dëshmia që ka dhënë për autoritetet, ku është përpjekur të justifikohet. Duke nisur nga dëshmia e tij, ai ka folur për jetën e tij, familjen dhe aktivitetin e tij si operator kamerash në një emision të njohur televiziv. Pasi ka mohuar denoncimin e vajzës, duke e quajtur të rreme, të pavërtetë dhe kontradiktore.