Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë e gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një 60-vjeçar nga Gostivari pasi i njëjti ishte raportuar se ka sulmuar seksualisht një 39-vjeçare.


“Dje (19-dhjetor) në ora 19:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 60-vjeçar Z.M. nga Gostivari, i cili një orë më parë ishte denoncuar nga një 64-vjeçarja nga Gostivari, se në muajin gusht të këtij viti në banesën e tij në Gostivar e ka detyruar vajzën e saj 39-vjeçare që të kryejnë marrëdhënie. Po merren masa për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.