Gazetari i kronikës Elton Qyno u shpreh se goditja me grusht e Berishës ishte e dënueshme, por sipas tij, po ashtu, e paligjshme ishte edhe rrahja e Gert Shehut nga badigardët dhe mbështetësit e kreut të PD-së.


Ai tha se personi pasi goditi Berishën është dhunuar dhe ka dalë nga aty vetëm me një kanotiere dhe nuk pritet që të gjenden sendet personale.

Qyno: Goditja e Berishës është një veprim i paligjshëm dhe duhet të hetohet nga prokuroria e Tiranës, por ajo të mos merret me hetimin e vetëm të rastit të Berishës, por edhe me personat që kanë dhunuar në mënyrë barbare edhe Shehun.

Nëse aty pretendohet e ai nuk ka lapsur telefon, ka pamje nga protesta që ai ka pasur telefon. Ai ka shkuar me bluze të kuqe dhe kur ka dalë nga turma ka dalë vetëm me kanotiere dhe nuk pritet që t’i gjendet karta apo telefoni në atë turmë.