E gjeti në një tepsi biskotash, ekspertja e bizhuterive shet vulen prej ari që i përket perandoreshës Katerina e Madhe

Një vulë që i përket perandoreshës Katerina e Madhe është shitur për 22,900 paund pasi u gjet në një tepsi të vjetër biskotash.


Vula e arit daton në vitet 1780 dhe është përdorur në oborrin mbretëror rus si një vulë zyrtare.

Ajo u porosit nga Perandoresha së bashku me një vulë të dytë me të njëjtin dizajn, e cila ruhet në Muzeun Hermitage në Shën Petersburg, Rusi.