Një i dyshuar u arrestua dje në Podujevë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.


Policia sot informoi se viktimës iu ofrua tretman mjekësor.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”, u bë e ditur në raportin 24 orësh të PK-së.