Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e festës së Vitit të Ri, ka uruar shëndet e mbarësi për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Luginën e Preshevës, arbëreshët dhe shqiptarët kudo në botë.


Në urimin e tij, Begaj, ka folur edhe për situatën në Veri të Kosovës. Ai tha se situate e rëndë dhe e patolerueshme atje duhet të marrë fund.

“Situata e rëndë dhe e patolerueshme e krijuar në veri të Kosovës duhet të marrë fund. Provokimet dhe gjuha e kërcënimeve nuk janë gjuha me të cilën mund të flitet, vetëm dialogu dhe respektimi i integritetit të Republikës së Kosovës janë rruga e vetme e zgjidhjes së problemeve. Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimit euroatlantik, për anëtarësimin, sa më të shpejtë të saj në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, ka thënë Begaj.