Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange do të kërkojë leje nga burgu për të marrë pjesë në funeralin e shoqes së tij Dame Vivienne Westwood, ka thënë gruaja e tij.


Dame Vivienne, vdiq në moshën 81 vjeçare të enjten e rrethuar nga familja e saj në jug të Londrës, duke e shtyrë Assange të kërkonte një mënyrë për t’i thënë lamtumirë, pavarësisht se ishte pas hekurave në burgun Belmarsh të Londrës ndërsa luftonte për ekstradimin në SHBA.

Gruaja e tij Stella Assange i tha Nine Media të Australisë për funeralin: “Julian do të bëjë një kërkesë për të qenë në gjendje të marrë pjesë”, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Assange dhe Dame Vivienne kishin qenë miq për më shumë se një dekadë, me silisten një mbështetëse të zëshme gjatë gjithë kohës së tij në ambasadën dhe burgun e Ekuadorit.