Pjestarët e policisë të SPB Tetovë, dje (18-dhjetor) në ora 17:30, në Pirok të Tetovës, kanë privuar nga liria 45-vjeçarin F.A. nga ky fshat, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga 38-vjeçarja M.I., e më pas nga djali i saj i mitur, se fillimisht i ka kërcënuar, e më pas ka sulmuar fizikisht të miturin. F.A. është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.Ts