Pjestarët e policisë të SPB Tetovë, dje (19-dhjetor) rreth orës 21:25, në Vrapçisht të Gostivarit, kanë privuar nga liria personat J.A. (36) dhe E.B. (36) nga ky fshat për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur marihuanë. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të përgatiten parashtresat përkatëse.Ts