“Sot (10.12.2022) rreth orës 06:10, SPB Shkup ka raportuar se në Bulevardin Kiro Gligorov ka pasur një aksident trafiku. Sipas raportit, B.S (53) është ndalur me automjetin e tij “Fiat Punto” me targa të Shkupit, pasi i ka shpërthyer goma, pas së cilës në ndihmë i ka ardhur N.S. (29) nga Shkupi. Sipas njoftimit, teksa po tentonin të ndërronin gomën i ka goditur automjeti i pasagjerëve “Ford Fiesta” me targa të Shkupit i drejtuar nga N.L. (18) nga Shkupi, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është kthyer pa automjet. B.S ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa N.S. është transferuar në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”. Automjeti “Ford Fiesta” është gjetur në bukevardin ASNOM. Është kryer këqyrja dhe po merren masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.