Adri Nurellari : Veriu digjet, Kurti krihet në Austri

Adri Nurellari,Anëtari i Kryesisë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherit edhe
studiues, këshilltar dhe kolumnist i angazhuar kryesisht në fushën e politikës dhe medias ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti duke e quajtur atë një kryeministër turist dhe të papërgjegjshëm duke ju referuar në të njëjtën kohë edhe zhvillimeve dramatike në veri .


Nurellari me këtë rast është shprehur se në një pjesë të vendit po vihet në pikëpyetje rendi ligjor, demokracia, sovraniteti, paqja e stabiliteti i vendit dhe kryeministri turist i papërgjegjshëm nuk bën detyrën që t’i dalë zot vendit, por shkon në një konferencë social-demokratësh në Austri përcjellë Tetovasot.

Ironikisht konferenca quhet “Për një shoqëri sociale, demokratike, paqësore”, vlera që sot janë duke u kërcënuar në veri të Kosovës e jo në Vjenë është shprehur Nurellari në një postim në Facebook.

Ndryshe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka udhëtuar për në Vjenë.

Sipas ZKM-së, ai pritet të marrë pjesë në në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor, me temën “Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor TANI! Për një shoqëri sociale, demokratike, paqësore”.Tetovasot