Sot (22.12.2022) në ora 07:10 në ujërat e lumit Shkumbim, rrugës për në vendin e quajtur “Banjiçe” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë gjetur trupin e pa jetë e të miturit nga Novo Sella- Komuna e Zhelinës,


për të cilin babai i tij J. H. (46) ka raportuar se më datë 21.12.2022 rreth orës 16:00 është larguar nga shtëpia me veturën “Audi” me targa regjistrimi të tetovës.

Më herët, rreth orës 02.20, vetura është gjetur pranë një objekti hotelierik në vendin e quajtur “Banjiçe”.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ekipit të Ndihmës së Shpejtë dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.