Pas shumë muaj luftimesh, Presidenti Volodymyr Zelensky ka kritikuar për herë të parë kryebashkiakun e Kievit për sigurimin e strehimoreve emergjente.

Presidenti ukrainasi tha se Vitali Klitschko nuk kishte bërë mjaftueshëm për të ndihmuar banorët e kryeqytetit të përballen me problemet pas sulmeve të njëpasnjëshme ruse.

Teksa shumë rajone të Ukrainës po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike, Zelensky tha se “problemet më të mëdha” janë regjistruar në Kiev.

Zelensky tha se shumë nga banorët e qytetit kishin mbetur pa energji “për 20 apo edhe 30 orë” dhe bëri thirrje për më shumë mbështetje dhe punë cilësore.