Xhevair Geci tregon kush ishte pjesë e organizimit të daljes publike të UÇK-së në skenë

Xhevahir Geci, bashkë-lufëtëtar i komandantit legjendar Adem Jashari, ka rrëfyer për herë të parë se kush ishte në organizimin e daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Tregon që organizator ka qenë Adem Jashari, poqë organizimi është bërë në shtëpinë e Sabit Gecit.

“Pjesë e këtij organizimi kemi qenë t’u nis prej komandantit legjendar Adem Jashari. Organizimi ka ndodhur në shtëpinë e Sabit Gecit. Aty ka qenë Sylejman Selimi Selimi, Jetullah Geci, Sabit Geci, Abedin Rexha, Sejdi Geci, edhe shumë të tjerë, por kanë qenë pjesë. Më pas ka ardhur edhe Daut Haradinaj që e kemi respektuar si djalë të ri”, ka treguar Geci.
Ai ka thënë se Rexhep Selimi e ka shkruar njoftimin e daljes së UÇK-së.

UÇK-ja i kishte marrë në përgjegjësi të gjitha aksionet kundër okupatorit serb.