Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot në Bruksel realizoi takim me eurodeputetët Ilhan Quçuk dhe Marion Valsman dhe i njoftoi për gjendjet aktuale në Kuvend, për punën e komisioneve dhe rrjedhën e debatit në seancat plenare, si edhe për aktivitetet që janë planifikuar në drejtim të miratimit të propozim ligjeve deri në fund të vitit.


Siç njoftoi Kabineti i Xhaferit, ai foli edhe për takimet e Grupit të punës për pjesëmarrje në Dialogun Zhan Mone, që realizon takime në mënyrë të pavarur, pa prezencën e eurodeputetëve dhe i informoi për përparimin e arritur në kuadër të atyre takimeve që janë të përqendruara në harmonizimin e Rregullores me konsensus për punën e Kuvendit.

“Në këtë kontekst, eurodeputetët u pajtuan me Kryetarin se vegla kryesore për proceset demokratike është ekzistimi i Rregullores mirë të strukturuar, e cila do të mundësojë të dëgjohet opinioni i të gjithë pjesëmarrësve në procesin e marrjes së vendimeve, pa dallim në shumicën qeveritare dhe e cila nuk do të jetë vegël për kufizimin ose bllokimin e procedurës ligjvënëse, sidomos jo për miratimin e ligjeve që janë në interes të qytetarëve, për arsye se qytetarët janë të lodhur nga harxhimi i kohës dhe nga pritja për të realizuar qëllimin përfundimtar – standarde evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, citohet në kumtesë.

Në lidhje me bashkëpunimin rajonal, kryetari Xhaferi e potencoi vëmendjen që i përkushtohet Procesit të Berlinit dhe Rezolutave të Parlamentit Evropian, ndërsa në dritë të Rezolutës së fundit të PЕ-së, u ndal në Nismën Ballkani i Hapur që shihet si platformë e dobishme për bashkëpunim ekonomik dhe për zvogëlimin e dallimeve ndërmjet fqinjëve, e jo si zëvendësim i Procesit të Berlinit.

“Në kontekst të gjendjeve globale gjeopolitike, kryetari Xhaferi e nënvizoi bashkëngjitjen e Maqedonisë së Veriut ndaj të gjitha vendimeve dhe sanksioneve të BE-së kundër Federatës Ruse dhe se në pajtim me kapacitetet e veta shtetërore i mbështet të gjitha vendimet dhe aktivitetet e NATO-s që lindin nga anëtarësimi jonë i plotfuqishëm. Eurodeputetët kishin pyetje në raport me procedurën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, në përputhje me Marrëveshjen me Bullgarinë, për raportet mes partive politike në Kuvend dhe për pritjet e pjesëmarrësve në Grupin e punës në lidhje me kornizën kohore për finalizimin e propozim – tekstit të Rregullores së re dhe shprehën mbështetje të pa rezervë për përshpejtimin e procesit të negocimit me BE-në”, informon Kabineti i Xhaferit.