Vizita e parë e një presidenti gjerman në 27 vite, Stenimeier nesër në Shqipëri, pritet fjala e tij në Kuvend

Presidenti Presidenti Federal i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier do të vizitojë ditën e nesërme (1 dhjetor 2022) Shqipërinë.


Ai do të pritet nga presidenti Bajram Begah në orën 10:00, ndërsa në orën 10:55 do të fillojë konferenca e përbashkët mes dy krerëve të shtetit.

Nga ora 11:30-12:00, Steinmeier do të mbajë fjalën përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë.

Kjo shënon vizitën e parë të një presidenti gjerman në Republikën e Shqipërisë në 27 vite.

Stenimeier ishte sot në Maqedoninë e Veriut, ku shprehu mbështetjen për proceset e integrimit europian.