Agjenda e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë sërish në agjendën e vendeve të Bashkimit Evropian.

Sot, do të nbahet takimi i radhës i njohur si “Coreperit”.

Kjo u konfirmua gjatë së martës për Klankosova.tv nga zëdhënësja Presidencës çeke, Eva Hrncirova.

Ditë më parë, Presidenca e Çekisë kishte njoftuar ditë më parë se vendet anëtare të BE-së se e kishin hequr nga rendi i ditës , temën e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në arsyetim ishte cekur se janë zhvillimet e fundit në Kosovë që u lidhën me çështjen e targave.

E vendimi u rikthye sërish disa ditë pas u arrit ujdia për targat me Kosovës dhe Serbisë.

Lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, dhe data për këtë është 1 nëntori i vitit 2023.

Por, në rast se do të ketë vonesa për këtë sistem, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024, njofton Klankosova.tv