TURQIA DO TË JETË VENDI ‘’PLAYMAKER’’!

Savash VELIU


Padyshim Turqia do të jetë vend Lojëbërëse në rrugët e gjeopolitikës dhe gjeostrategjisë energjetike të botës së re sepse kjo i mundësohet nga vendndodhja e pozicionit gjeografik të gjendet në mes të globit e cila historikishtë me mileniume është Kontinenti i Evropës që e bën edhe Turqinë faktor stabilizues dhe paqruajtës të Mesdheut fal politikës së baraspeshave të mbështetura fuqishëm në ruajtjen e tyre mes perëndimit dhe lindjes sllave siç ishte edhe në kohën e Perandorisë Osmane dhe sot. Turqia i shfrytëzon pozicionet brenda organizmës NATO rivale si fuqia e dytë ushtarake dhe e pesta ekonomike e Evropës një pozicionim që e bën të paprekshme prej perëndimit të azdisur shkaku se fusha e shahut ate e detyron briljante të bashkëpunon me Rusinë dhe Ukrainën kështu dy palët i bën të varshëm për vete. Turqia është shteti i vetëm që i kontakton direkt dy të konfrontuarit të gjykuar të mbahen në duart e sigurt të Turqisë derisa Rusinë [tani të dobësuar nga lufta] e përdorë si piunë të rihap rrugën toksore prej Azerbejxhanit në Armeni [ose Tokave Turke] e drejt Euro-Azisë deri te dita kur do t’ia bashkangjes Murit Kinez edhe Ballkanin nga Adriatiku Shqiptar drejtë Tregut të Përbashkët Ekonomikë të botës turke ‘’TURAN’’ e bajpasuar nga Bota AngloAmerikane, ky grup pritet të përforcohet edhe nga Hun-garët turk ose Hungaria e sotme.

Në kuluaret analitike flitet se kush do ta udhëheq Perandorinë e Tretë Romake pas të dytës së udhëhequr nga SHBA-ja?… Përflitet se ajo do të ishte TURQIA e Madhe e strehuar me Botën ISLAME, e kjo është synimi i projektit të ndodh me bashkangjitjen e gjithë muslimanëve në të!

Projekt Politika e fundit njëzetvjeçare veçanrishtë lufta e Ukrainës arriti të tërheq vëmendjen e botës mbi Turqinë që e bëri vend strategjik rajonal dhe global e cila çuditërishtë nuk stagnoj sikur Evropa nga sanksionet ndaj Rusisë por vazhdon të ritet e të shtohet si një fenomen ekonomikë të rajonit të ngulfatur derisa vet paralelishtë është e angazhuar ushtarakishtë edhe në Irak, Siri, Libi e Karabah dhe sërish nuk kolapson si shtet.

Pra, një faktor tjetër që e bën Turqinë të kthehet madhështore në skenën gjeopolitike të botës janë suksesset diplomatike të Erdoganit që i bën ta xhelozojnë SHBA-ja, Anglia dhe Evropa që vazhdojnë ta terrorizojnë ekonomikisht dhe fizikisht por ajo u kundërvëhet dinjitoz ndaj NATO’s me veto të mos pranoj Finlandën dhe Suedinë në këto struktura veriatlantike, akt që i tmerron para Rusisë.

Poashtu janë pasuritë marramendëse toksore Turke të cilat janë baza e suksessit që do filloj nga gazi natyral, petroli e deri tek xehetë e rralla të Grafenit si më të kërkuarat në teknologjinë e lartë botëror që do e bartë Turqinë drejtë majave të shekullit 21, sepse këta xehe të rralla janë e ardhmja e industrisë elektronike… Kurse e treta është zhvillimi i hovshëm i industrisë së mbrojtjesë Turke të projektuara me armë të Inteligjencës Artificiale të komanduara nga satelitet apo Autonome të konceptuara të prishin gjitha sistemet e vjetruara të luftës konvencionale të derisotëm. Andaj Turqia përballet me Luftëra Speciale Mediatike dhe Sanksioneve Ekonomike nga SHBA’ja, Anglia, Franca dhe Evropa pas të cilëve nuk ngec Kina, Rusia e Irani që janë vëndosur të garojn për ta mposhtur hovin e zhvillimit gjeopolitik e gjeoekonomikë të Turqisë sepse ata e shohin rrezikun nga ritja e Turqisë së re për çështjet e tyre gjeostrategjike, por ato goditje Turqia sukseshëm i përballon deri më sot…

Sërish është Turqia që publikisht ia përplas të zezat të inskenuara me lojrat e pista terroriste në Lindjen e Mesme ftyrës Amerikane përmes serialeve televizive turke të cilat ia nxinë imazhin euro-amerikane para botës për të cilat tentojnë t’ia ndalojn distribuimet ndërkombëtare të serialeve me tematika historike e politike duke i shantazhuar shtetet që i çfaqin ato seriale në kanalet e tyre televizive… Ndryshe Turqia indirekt është në luftë me Amerikën dhe NATO’n!

Turqia shpenzon pjesën më të madhe të energjisë së saj edhe në Siri-Irak në këtë linjë të pistë krishtere. Pse? Sepse një nga arsyet kryesore të shkatërrimit dhe bombardimeve këtu është se Turqia ruan paqen midis Ukrainës dhe Rusisë në nivel global dhe shkëmben të burgosurit e tyre si ruso-ukrainase ashtu edhe ruso-amerikane që i sjell reputacion dhe besueshmëri të lartë diplomaciesë turke. Turqia ka marrë një pozicion global në mbarë botën. SHBA ishte e pakënaqur nga kjo. Kjo është shumë e qartë. Pra, RUSIA DHE SHBA-të e sollën këtë rajon në këtë gjendje kaotike shkaku kapriceve të tyre barbare. Andaj prej atyre që e kanë sjell botën në këtë nuk pritet të sjellin paqe në të!

Në fund të fundit, ka një pamje që na lëndon për sa i përket kësaj gjeografie të trishtë në Siri dhe Irak. Ditëve të fundit sërish Amerikanët me terror goditën Turqinë që sot ajo të rinis bombardimet e elementeve terroriste amerikane në Hapësirat ajrore e SHBA-ve nga njëra anë dhe hapësirave ajrore Ruse nga ana tjetër… Mendoni për dy vende, Irakun dhe Sirinë. Kush e solli atë? Këto i solli dy fuqi të mëdha (Rusia dhe SHBA). Ka një organizatë terroriste që vepron si një aparat i tyre. Në emër të kujt janë, ata ekzistojnë në emër të kurdëve, ç’lidhje ka me kurdët që vdiqën, me kurdët që jetojnë në vendin ku i hodhën bombatë mbi civilët dy palët e azdisur. Pse e shkatërruan çështjen. E bënë për të tërhequr rajonin në kaos, i dënuan me vdekje, dhe po e bëjnë në emër të lirisë. Rusia në Ukrainë reagon butë sepse atje populli është sllav dhe ortodoks krishter derisa brutalisht shkatërroi në Siri popujë e qytete të tërra për një ditë sepse ata janë musliman.

Tani Erdogani hapi një faqe të re diplomatike duke reflektuar paqësisht ndaj rajonit fqinjësor që mbart mesazhin e zbutjes së marrëdhënieve me Israelin, Sisin, Asadin e tjerë. Do të shtrëngonte dorën edhe me Sisin. Sepse këto bllokime të Turqisë ndaj vetvetes janë brenda fushës së Lindjes së Mesme që të vjen te epilogue të çrënjoste prej Sulmeve terroriste perfide si në Beyoğlu deri te operacioni ajror i Turqisë në vijimësi “Kthetra Kılıç” dhe mesazhi i fortë i dhënë organizatës terroriste PKK dhe forcave tinzare amerikane që e mbajnë atë si peng. Organizata terroriste nuk ka mundësi të strehohet në Siri. Ky operacion nuk është një mesazh për Turqitë, se ata shkuan te kreu i organizatës terroriste, e shkatërruan atë vend, por është një tregues i një bashkëpunimi rajonal (me Rusinë e kapur peng) se ka ardhur koha që SHBA-të të largohen nga ky rajon për të cilën duhet rënë dakord edhe Rusia fajtore!

Pra, ditët në vijim do ta tregojnë epilogun e vërtetë të këtyre përpjekjeve turke të sjellin qetësinë dhe paqen e nevojshëm për popujtë të tmerruar nga barbaritë imperialiste të doktrinës Lindje-Perëndimë!