Tetovë: Policia ndalon personin që aksidentoi një këmbësor dhe iku nga vendngjarja

Dje (15-nëntor) në ora 16:10, në Sllatinë të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar 85-vjeçarin N.S. pasi paraprakisht ka shkaktuar një aksident trafiku në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë me automjetin e tij “Audi” me targa të Tetovës, kishte aksidentuar një këmbësor R.I. (62) nga Tetova dhe është larguar nga vendi. Gjatë aksidentit këmbësori ka pësuar lëndiem trupore të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar, me çrast do të përgaditen parashtresa adekuate.TS