Jam i vetëdijshëm se rruga drejt Bashkimit Evropian është gjithçka përveç se e lehtë, se besimi dhe durimi në negociatat do të jenë të ngarkuara, por lutja ime për ju deputetë, por edhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut është të vazhdoni të hapëroni nëpër rrugën e procesit inkuadrues edhe atë me vendosmëri, mos devijoni nga rruga në metrat e fundit, porositi presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank Valter- Shtajnmaer, i cili sot mbajti fjalim para deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.


Në seancën e 94-t të Kuvendit, sot presidenti gjerman porositi se është nder për të që sot mban fjalim nga vendi ku më 16 korrik të këtij viti Kuvendi shkroi histori.

“E morët vendimin që sigurisht nuk ishte i thjeshtë për asnjërin prej jush për votimin e protokollit me Bullgarinë për të vazhduar të hapëroni në rrugën evropian. Fotografinë në të cilën valonin flamuri i Maqedonisë së Veriut me atë të BE-së, Gjermania e priti me gëzim dhe respekt të thellë ndaj jush dhe ndaj të gjithë vendit tuaj. I pamë edhe fotografitë e tjera, bllokimet në Kuvend dhe protestat kundër propozimit francez.”

Protokolli me Bullgarinë dhe ndryshimi i nevojshëm kushtetues, siç theksoi ai, prek popullin e Maqedonisë së Veriut sepse ka të bëjë me çështje të identitetit nacional, historisë, gjuhës dhe kulturës maqedonase.

“Mendoj se ju mundemi me vetëbesim t’i udhëhiqni këto debate. Njerëzit në Maqedoninë e Veriut, Ju përcaktoni se çfarë e përbën vendin tuaj dhe ju vendosni se si duhet të duket identiteti maqedonas sot dhe si duhet të duket në të ardhmen”, thotë Valter-Shtajnmaer.

Ky ndryshim kushtetues, potencoi se është më shumë se grumbullim i pikëve politike dhe bëhet fjalë për më shumë se një profilizim partiak politik dhe personal.

“Për rrugën drejt Evropës vlen edhe hapi i radhës i vështirë. Mund t’ju shpreh bindjen se kemi respekt të madh ndaj vendit tuaj si rezultat i rrugës tuaj mjaft të shtruar me gjemba drejt BE-së. Vendi i juaj dëshmoi guxim politik. Marrëveshja e Ohrit dhe e Prespës tregojnë se vendi i juaj e mbizotëron atë që është detyra më e rëndë në demokracinë në përgjithësi, të udhëheqin debate të dhimbshme, të zgjidhen debate dhe të pranojnë kompromise”, shtoi presidenti gjerman.

Gjatë fjalimit të tij ai u përqendrua edhe në agresionin rus mbi Ukrainën, që siç thotë, nuk e përçau Evropën por e bashkoi akoma më shumë.

“Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s dëshmoi se është partnere e sigurt për Ukrainën, por edhe për të gjithë ne në Evropë”, potencoi Valter-Shtajnmaer dhe shtoi se veçanërisht e gëzon ajo që më 1 janar 2023 vendi do ta marrë presidencën me OSBE-në.

Porositi se marrëdhëniet bilaterale intensive midis dy vendeve edhe më tej do të përjetojnë rritje, veçanërisht në pjesën ekonomike.

Në fjalimin e tij, presidenti gjerman Valter-Shtajnmaer e potencoi edhe nevojën e Evropës nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Para nesh ka detyra shumë të mëdha, si lufta me ndryshimet klimaterike, transformimi social dhe ekologjik, pasojat e agresionit rus, solidariteti në Evropë. Këto sfida mund të mposhten më lehtë përmes partneriteteve të sigurta, Gjermania dhe BE qëndrojnë në anën e Maqedonisë së Veriut. Nisemi nga ajo që rruga jonë edhe më tej do të jetë rrugë e përbashkët”, porositi presidenti gjerman.