President i Republikës bëhu garantues i unitetit të të gjithëve në shtet edhe realisht e jo vetëmse formalisht

Ejup Berisha


Po të më afrohej ndonjë njeri dhe të më pyet se çfar do të bëja unë për njerëzit sikur të isha unë President i Republikës. Atij do tia thoja këtë gjë se “Sikur unë të isha President Republike” të gjithë njerëzit do të ndjeheshin më të qetë më të lumturur, më të gëzuar dhe më ndryshe. Si President Republike do të mundohesha ta ndryshoj realitetin e tanishëm në ambientin politik në vend edhe pse Presidenti i Republikës këtu ka mundësi materiale të kufizuara dhe shumë pak kompetenca kushtetuese dhe juridike për të bërë ndryshime të duhura dhe cilësore duke filluar nga mënyra e qeverisjes e deri te përmirsimi i kushteve të jetesës së qytetarëve të vendit, mirëpo megjithate ky duhet të bëj diçka në këtë drejtim. Egziston një thënie e ajo është se në jetë gjithçka ndryshohet nësë ka vullnet dhe dëshirë që të bëhet diçka e mirë dhe pozitive për të mirën dhe në interesin e të gjithëve. Presidenti i Republikës në aspekt kushtetues e juridik ndoshta nuk mund të detyroj asnjë faktor politik që të sillet më ndryshe dhe më mirë me qytetarët por ky duhet të përkujdeset që vetvetiu të jetë i mirë dhe i sjellshëm me ta me qëllim që vetë të jetë model i mirsjelljes dhe qeverisjes së mirë në shtet. Verzioni i një kënge në gjuhën frenge me titull Sikur të isha President Republike i përshkruan dëshirat e qytetarëve francez për atë se çfar Presidenti duan dhe preferojnë ata në Republikën e tyre. Dhe Presidenti sipas preferencave të qytetarëve të Francës duhet të sillet më me pak formalitet me qytetarët sepse ai atje në postin e të parit të shtetit zgjidhet në mënyrë direkte nga vetë ata, kështuqë duke e pasur parasyshë këtë fakt ai duhet që këtyre tua bëj jetën më të qetë, më të lumtur dhe më të gëzuar. Një gjë të tillë e presin edhe qytetarët e RMV, Presidenti edhe këtu zgjidhet prej tyre dhe edhe ky këtu duhet të mbajë llogari për qetësinë lumturinë dhe gëzimin e qytetarëve të këtij shteti. A e kanë një mundësi të tillë qytetarët e RMV-së përgjigja është fatkeqsisht jo, a i ka Presidenti mundësitë, peshën dhe forcën e nevojshme dhe të duhur politike që ta bëj ndryshimin pozitiv me qëllim që qytetarët ta kenë jetën siç u tha më lartë këtu në RMV përgjigja fatkeqsishtë prap është Jo. Çfar duhet bërë që ky ti bëj këto gjëra pra ajo që nevoitet të bën Presidenti këtu është që i njëjti të shpreh vullnet dhe gatishmëri që të flet me faktorët e ndryshëm politik me qëllim që këta të kenë kujdes gjatë procesit të qeverisjes, pra që ata gjatë këtij procesi të mbajnë llogari edhe për interesat dhe nevojat e qytetarëve e jo vetëmse për interesat dhe dëshirat e tyre. Nevoja që ti kenë parasyshë edhe këto gjëra faktorët politik është mundësi e vendosjes së një barazpeshe në skenën politike dhe atë të baraypeshës mes mundësive dhe dëshirave të tyre si faktor politik me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve si faktorë të rëndësishëm shoqëror. Barazpesha përher ëshë më e mira zgjedhje dhe zgjidhje për rregullimin e raporteve mes faktorëve të ndryshëm politik dhe jopolitik në shtet. Pra Presidenti duhet të ndërmjetsoj për arritjen e asaj barazpeshe të nevojshme që qytetarët do ti bënte më të qetë, më të kënqur dhe më më të lumtur në shtet. Në politikë duhet të egziston vullneti politik për të bërë gjëra të duhura, të mira dhe pozitive me qëllim të eliminimit të dallimeve të ndyshme që ndonjëher janë shumë të thella në shtete dhe shoqëri të ndryshme. Prandaj duhet provuar edhe veprimet më ndryshe me qëllim që të mos ketë njerëz shumë të lumtur dhe nejrëz tepër të palumtur të paktën kur kontrbuti i qytetarëve është po aq i rëndësishëm dhe domethënës për pozitën dhe rolin e politikanëve në skenën politike. Pra nëse qytetarët u mundësojnë politikanëve që të bëhen ata që bëhen në politikë atëher edhe politikanët duhet që qytetarët ti bëjnë ata që këta duan dhe kanë nevojë të jenë në shtet dhe në shoqëri. E di se kjo nuk bëhet vetëmse me fjalë por duhet të tentohet të bëhet edhe me vepra. Garantues i jetës politike më të qetë, më të mirë, më të lumtur dhe më ndryshe mund të jetë Presidenti i Republikës dhe këtë ai duhet të provoj që ta bëj. Të paktën ky është obligim moral e pse jo edhe juridik i tij. Nëse ky premton se do të jetë garantuesi i unitetit të të gjithë faktorëve shtetëror dhe shoqëror atëher i njëjti duhet të provoj edhe të veproj në mënyrën që u tha më lartë. Presidenti i Republikës përmes garantimit të unitetit në shtet duhet ta garantoj edhe unitetin e përgjithshëm të të gjithë individëve në shoqëri por këtë i njëjti duhet ta bëj edhe realisht e jo vetëmse formalisht.