Nuk ka gjuhë të këqija dhe të shëmtuara, por ka njerëz të tillë të këqij dhe të shëmtuar që urrjenë gjuhë

Ejup Berisha


Të gjitha gjuhët e botës që përdoren për të komunikuar me mirësi dhe me butësi pa e hidhëruar dhe pa e ofenduar askend janë gjuhë të mira dhe të ëmbla. E gjuhët e tilla duhet të jenë faktorë për të treguar respekt dhe mirkuptim të ndersjellë mes njerëzve Bashkshtetas të mi maqedonas gjuhë e mire dhe e butë në mesin e të gjitha gjuhëve të botës është edhe gjuha shqipe prandaj mos keni frike dhe mos u trishtoni nga kjo gjuhë sepse ajo është një mjet shumë i mire, i këndshëm dhe tejet i rëndësishëm komunikimi, dhe nëse edhe ju filloni ta përfillni dhe ta mësoni kjo do tu jep edhe juve mundësi për tu njohur më mirë me ne. Më tej gjuha shqipe mundëson sçarime, inicim dhe zhvillim debatesh por dhe është mundësi për të uruar dhe për tu argëtuar. Për mua nuk ka gjuhë të keqe e as të shëmtuar por ka njerëz të tillë që gjuhën e përdorin mbrapsht për të folur keq, që të shprehen në mënyrë të shëmtuar me tendenca për ti demtuar të tjerët përmes ofendimeve dhe tendencës për ta nxirë dikend. Këso njerëz në gjirin e vet ka çdo komb, një fjalë e mençur thotë “Çdo fis ne mesin e vet e ka nga një pis”. Pra megjithë paragjykimet të cilat egzistojnë dhe mund të egzistojnë për gjuhët duhet eliminuar. Doemos duhet thënë se gjuhët jane të nevojshme e të domosdoshme sepse i ka krijuar Perendia me qëllim që tu shërbejnë njerëzve dhe njerezimit për gjëra të mira dhe pozitive. Dhe i madhi Zot rekomandon që gjuhët të përdoren për afrim, për shoqërim si dhe për gezime e për dëfrim. Me kujtohet se si para disa dekadave këtu në shtetin tonë disa individëve u pengonte gjuha shqipe pra gjithmonë kur ne e përdornim atë për komunikim të ndërsjellë këta duke menduar se janë shumë patriot apo dhe më patriot se të gjithë të tjerët neve që flitnim shqip na urdheronin qe të mos flisnim më sepse kjo është Maqedoni dhe vazhdonin me tej duke na rekomanduar se nëse ne donim të vazhdonim që të flitnim shqip ne domosdoshmërisht duheshte të shpernguleshim nga këtu e të shkonim në Kosove apo dhe në Shqipëri. Citoj: Ako sakate da zborite na albanski odete na Kosovo ili vo Albanija.
Qysh atëher atyre u thosha se e kishin gabim sepse gjuhën shqipe ne e përdornim jo për ta hidhëruar apo dhe për ta irrituar dike por për të komunikuar dhe për tu kuptuar më mire mes vete si shqiptarë që jemi. Ne flasim shqip për qëllime të mira pra për preparim, për ndërtim dhe për zhvillimin të gjithmbarshëm tonin si komb dhe të shtetit shtetas të të cilit ne jemi. Gjuhet nëse përdoren për arritjen e këtyre qëllimeve atëher gjithçka është në rregull nuk ka arsye që dikush ti kontestoj. Kështu arsye për ta kontestuar gjuhën shqipe nuk kishin as ata patriotët e mëdhej maqedonas por ja që ata e bënin këtë gjë që ishte e papranueshme dhe një gjë tejet e shëmtuar. Gjithmonë thonë se njerëzit fjalën e fundit nuk duhet ta thonë të parën e disa bashkshtetas tanë duke menduar se janë shume të mençur dhe tepër intelegjent fjalën e fundit e thonin dhe vazhdojnë që ta thonë të parën duke mos qenë të vetëdijshëm se me këtë gjë ata gabojne keq dhe rëndë. Nëse përmes gjuhës mbjellim respektin dhe mirkuptimin e ndërsjellë atëher gjithkush ka të drejtë që të flet në cilën gjuhë që dëshiron të flet. Por gjithmonë duke e përdorur së pari gjuhën amtare apo gjuhën të cilën ua kanë lënë amanet të parët. Mua aspak nuk më pengon asnje gjuhë e botës, por as gjuhët që i flasin bashkshtetasit tanë të cilet jetojnë këtu bashk me ne në RMV. Nuk më pengon as gjuha maqedone, as ajo vllehe, as gjuha boshnjake,as malazeze, por as gjuha rome, turke bile as ajo serbe. Më pengon vetëmse fakti se disa të ashtuquajtur nacionalistë në thonjëza të bashkësive të ndryshme etnike mundohen që ti ofendojnë dhe ti nxijnë gjuhën shqipe dhe kombin shqiptar. Psh të ashtuquajturit nacionalistë serb disa herë kane përpiluar dhe kanë thurrur steategji e plane për shperngulje bile edhe më keq për shfarosjen e kombit shqiptar. E ne si komb çfar kemi bërë jemi detyruar përher që te mbrohemi prej sulmeve iracionale jonjerezore dhe të kobshme të tyre. Thuhet se gjuhët qetësojnë pushojne dhe shërojnë por edhe lëndojnë, vrasin dhe shkatërrojnë. Ne si shqiptare kemi vendosur që përmes gjuhës tone të bukur dhe të ëmbël amëtare ti zbatojmë gjërat e para si dhe përmes saj të afrohemi me të gjithë me qëllim që të bashkjetojmë por dhe permes gjuhes tone ti ftojmë të tjerët që të bshkjetojnë me ne dhe ate në frymën e respektit dhe të mirkuptimit të ndërsjellë.