Njëzet e nëntë vite nga tragjedia e aeroplanit ne Ohër shkaqet e vërteta nuk u bënë të ditura asnjëherë

Ejup Berisha


Sot u bënë 29 vite nga fatkeqsia ajrore që ka ndodhur në qytetin e Ohrit, më 20 nëntor të vitit 1993 aeroplani i tipit Jakovlev 42 D me 115 udhetarë i cili ishte nisur nga aeroporti i Gjenevës për në aeroportin e Shkupit është rrëzuar në afërsi të aeroportit të Ohrit në orën 23:45 min. Si pasojë e kësaj tragjedie të rëndëtë gjithë 108 udhëtarët shumica dërmuese shqiptar i kanë humbur jetët e tyre bashk me 7 antarët e ekuipazhit të aeroplanit.Në mesin e viktimave edhe babai im shumë i dashur, tepër i cmuar dhe shumë i shtrenjt Isufi. Janë këto 29 vite mërzie dhe pikëllimi të madh e të papërshkrueshëm. Tani më jamë shumë më i mërzitur e dhe më i pikëlluar kur së fundmi i pashë ca pamje të trishtueshme dhe të tmerrshme nga vendi i tragjedisë të postuara në rrjetin Youtube nga një televizion lokal në gjuhën maqedonase i cili atë kohë paska raportuar për tragjedinë nga vendi i ngjarjes. Në to shihen ekipe njerëzish për shpëtim të cilët po mbledhin kufoma të viktimave të tragjedisë të bëra shkrumb e hi apo dhe tepër të karbonizuara. Duke i shikuar ato pamje u mërzita dhe u pikëllova tej mase. Këto të dyja pra mërzia dhe pikëllimi gjithmonë janë prezente te unë dhe ate jo vetëmse për babain tim por edhe për të gjithë udhetarët e atij udhëtimi të kobshem që e prishi rininë time dhe gëzimin ma kthej në mërzi, vuajtje dhe pikëllim. I kamë analizuar e i analizoj përher shkaqet e tragjedisë por kot skam arritur të mësoj asnjë të dhënë apo dhe ndonjë fakt të ri e të realtë për atë se pse ndodhi tragjedia. Eh mor babë i imi kush e di se sa i trishtueshëm ka qenë momenti kur aeroplani e ka goditur majën e malit Trojan atë natë të ftohët e kobshme jo vetëm për ju si udhëtarë por edhe për ne si familjarë. Me vjen shumë keq që së bashku i keni përjetuar ato dhembje, lëndime, trishtime, dëmtime dhe djegije. E di nuk i keni merituar të njëjtat e kur flas për ty asesi si ke merituar ato se ke qenë njeriu më i mirë,më i urtë, më i arsyshëm dhe më i edukuar. Me ty jeta ka pasur kuptim pa ty kjo e humbi kuptimin dhe kënaqsinë. Pusho në qetësi i shtrenjti dhe shumë i dashuri Babë Isuf ta dishë që më mungon shumë dhe do të më mungosh akoma edhe më tepër. Nuk i sçaruan dhe nuk i bënë të ditura asnjëher shkaqet e vërteta të tragjedisë sepse procedura e zbulimit dhe e përcaktimit të tyre u mbyll me një raport me dy të dhëna dhe atë se kinse pilotët e aeroplanit e kanë folur dobët gjuhën angleze dhe se të njëjtët kanë tentuar me vetinciativë që ta ulin aeroplanin në pistën e aeroportit të Ohrit. Këto informacione nuk mund të vërtetohen asesi sepse pilotët janë atje në atë botën e amshuar bashk me ty Babë Isuf. Po pse asnjëherë nuk u dhanë sçarimet se pse pista e Aeroportit të Ohrit nuk ishte e ndriquar në kohën kur aeroplani duhej te ulej sigurtë, pa probleme dhe pa rreziqe kjo asnjëher nuk është sçaruar si lëshim apo dhe ndoshta si veprim i qëllimshëm i dikuj. Një gjë e tillë nuk qëndron as në raportin e shkaqeve të tragjedisë, se pse nuk është dhënë ky sçarim këtë e dinë vetëmse hetuesit kompetent të rrethanave dhe të shkaqeve të tragjedisë, Se a do të sçarohen ndonjëherë të njëjtat këtë gjë unë nuk e di por shpresoj që të sçarohen sepse thuhet se e vërteta vonon por ska ku shkon. Shumë i dashuri Baba Isuf u bëfsh banor i Xhenetit bashk me bashkudhetarët e tjerë që u dogjën bashk me ty në atë vendin e kobshëm në malin Trojan të Ohërit.