Kur dy persona zihen i treti përherë fiton

Ejup Berisha


Pra kur dy vetë zihen personi i tretë përher fiton, kjo është shumë e saktë dhe e vëretetë dhe këtë fakt as topi se luan. A e dini pse sepse personi i tretë gjithmonë është më I lirë e më koncentruar që të veproj në një zënkë apo dhe në ndonjë konflikt, e me këtë rast ti realizoj më me lehtësi qëllimet e veta. Pra derisa dy persona janë në një zënkë faktikisht të tretit I krijohen rrethanat dhe mundësitë për ti arritur qëllimet e veta. Kështuqë pala e tretë përher fiton sepse ky e shfrytëzon rastin dhe situatën e volitshme të cilën ia mundësojnë ata dy që zihen dhe nuk mund të merren vesh leht mes vete. Çfar dua të theme për tre dekada rrjesht maqedonasit dhe shqiptarët janë zënë dhe vazhdojnë të mos kenë marrveshje mes vete për qështjen e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve dhe për fat të keq pënjëher fillimishtë si palë e tretë paraqitet Greqia e cila në këtë rrëmujë të krijuar nga zënka dy palëshe te ne të tipit mundet nuk mundet arrinë që tia ndryshon emrin shtetit tonë. Tash të gjithë e dimë si si quheshte fillimisht ky shtet dhe se si quhet tani si rezultat I imponimit të vullnetit të pales greke. Meqë kjo pale e realizoi qëllimin e vet ne në vazhdën e konflikteve tona me maqedonasit rreth të drejtave dhe lirive tona si shqiptar këtu së fundmi paraqitet edhe Bullgaria dhe për një kohë shumë të shkurtër sa hap e mbyll sytë si duket do tia arrijë qëllimit të saj apo ti realizoj aspiratat që ti faktorizojë bullgarët në RMV, duke i bërë të njëjtët pjesë të Kushtetutës së RMV-së. Në rregull edhe unë nuk jamë kundër idesë që bullgarët të bëhen pjesë e kushtetutës së vendit por dua të pyes se me se apo me qfar kontributi dhe pune positive bullgarët e merituan që me kaq shpejtësi të bëhen pjesë përbërëse e Kushtetutës së shtetit tone. Bullgarët me asgjë se kanë merituar një gjë të tillë por Bullgarisë iu radhitën figurat dhe rrethanat në favorin e saj dhe ja po i realizon qëllimet e veta pa shumë mund apo dhe me shumë lehtësi.. Atëher shfrytëzoj rastin që ti pyes maqedonsit se pse këta ishin përher shumë duar shtrënguar dhe zemërngushtë me ne si shqiptarë. A nuk mundën këta të jenë më të kuptueshëm dhe më të arsyeshëm me ne dhe të thonë ja juve shqiptarëve ua njohim liritë dhe ua lejojmë të drejtat njerëzore dhe qytetare por nga ju kërkojmë lojalitet. Dhe ne për hire të së vërtetës përher kemi qenë lojal në këtë shtet. Çfar të këqijash shqiptarët e maqedonisë u kanë bërë maqedonasve këtu që këta përher tu thonë jo shqiptarëve kur këta të fundit kanë dashur të jenë më të lirë dhe të ndjehen më të barabartë me maqedonasit. Pra kjo ka ndodhur përher kur kanë qenë në pyetje realizimi i të drejtave dhe respektimi i lirive të shqiptarëve të RMV-së në këto raste maqedonasit përher kanë ditur të thonë Ne apo Jo. Edhe pse shqiptarët e këtij vendi përher kanë qenë të drejtë dhe konstruktiv sepse kanë kontribuar dhe vazdojnë të kontribuojnë pozitivisht për ngritjen zhvillimin dhe përparimin e këtij shteti i cili përher ka qenë kundër të drejtave dhe lirive të qytetarëve shqiptar. Prandaj me të drejtë qytetarët shqiptar këtu duhet të ndjehen të habitur dhe të irrituar se pse me gjithë atë kontribut të konsiderueshëm pozitiv dhe konkret për të mirën e Maqedonisë kanë qenë dhe janë përher të anashkaluar dhe të anatemuar nga ana e maqedonasve. Dhe nga ana tjetër ndodh që bullgarët op në shpejtësi marramendëse të faktorizohen në Kushtetutë si bashkësi etnike apo dhe pjesë përbërëse e këtij shteti. A e dini se për çfar e kamë fjalën e kamë fjalë për atë se ne si shqiptar e paguam koston më të lartë të mundëshme gjatë viteve 90 të shekullit të kaluar dhe gjat viteve 2001-2022 sa i përket tentimeve për përparimin e statusit tone kushtetues e juridik dhe akoma dikush merr guximin neve të na thotë nuk mundet apo të merr guximin q të na i pengon tendencat për arritjen e barazisë së plotë në këtë shtet. Kjo ndodh duke filluar nga ngurrimi për ta zyrtarizuar gjuhën shqipe duke e anashkaluar dhe ndaluar përdorimin më të gjërë të saj nëpër institucione shtetërore dhe publike. Kur jemi këtu këtë gjë bile e bën edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Maqedonisë një gjest absurd që nuk mund të justifikohet me asgjë. Veprim ky që pasohet edhe nga institucionet e tjera shtetërore dhe publike të cilat udhëhiqen nga kuadro të bashkësisë etnike maqedonase. Këta duhet të mos harrojnë se këto institucione financohen si dhe ata si udhëheqës paguhen edhe nga kontributet e taksapaguesve shqiptar. Tash shfrytëzoj rastin që bashkqytetarët tanë maqedonas ti pyes se a nuk ishte më mire që këta të na i njihnin të drejtat dhe të na i respektonin të liritë ne si shqiptar dhe të mos ndodhte ajo që ndodhi në vitin 2001. Pra në vend që ato shuma marramendëse të parave ti shpenzonim për tu konfrontuar ti kishim shfrytëzuar për ngritjen, zhvllimin dhe për përparimin e shtetit tone të përbashkët RMV-së e jo për rindërtimin e gjërave dhe pronave të shkatrruara nga konflikti disa mujor por edhe të vajtojmë për jetët e njerëzve që I humbën jetët e tyre si pasojë e atij konlikti. Ne rastin konkret kur flasim per tre dekadat pas shpalljes së pavarsisë së RM-së nga ish n Republika Federative Socialiste e Jugosllvisë raportet shqiptaro- maqedonase ketu në Maqedoni përher kanë qenë të ngarkuara me konflikte dhe mosmarrveshje iracionale. Iracional ishte kundërshtimi i maqedonasve që mos ta lejojnë arsimimin e lartë të shqiptarëve në gjuhën amtarë, iracional ishte mos lejimi i përdorimit të gjuhës shqipe nëpër institucionet shtetërore dhe publike të RMV-së. Akoma më iracional dhe i pashpjegueshëm ishte dhe është kundërshtimi që shqiptarëve tu mohoet e drejta që ti përdorin simbolet e tyre kombëtare këtu në RMV. Apo dhe maja e absurdit është që shqiptarët të anashkalohen dhe të mos lejohet pjesmarrja e tyre në kryerjen e punëve shtetërore dhe publike këtu në kuadër të institucioneve të sistemit. Kjo është dashur dhe duhet të jetë një mësim se maqedonasit është dashur të jenë më zemër gjërë dhe më dorë lirë me ne shqiptarët,sepse ne kemi dëshmuar se e kemi ndërtuar e po ndërtojmë dhe do të vazhdojmë jo vetëm ta ndërtojmë por edhe ta zhvillojmë dhe ta përparojmë këtë shtetin tonë të përbashkët RMV-në. Dhe për fund po të ishin më të mire dhe më të sjellshëm maqedonasit me ne nuk do të vinte kjo situata që të vërtetohet ajo thënia që qëndron edhe në titullin e këtij shkrimi se dy veta zihen e i treti përher fiton më me lehtësi dhe me shpejtësi marramendëse.