MPB duhet të përfundojë sa më shpejt hetimet se çfarë dhe si u transmetua drejtpërdrejt seanca me dyer të mbyllura e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Shërbimeve të Sigurisë dhe më pas të vazhdojnë dhe të përfundojnë punën në Kuvend.


Këtë e theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse dikush do të jetë përgjegjës për dhënien e shtetësisë ukrainasit Olesandar Onishçenko.

Kovaçevski përsëriti se ka pasur një seancë të mbyllur të Qeverisë, por se nuk mund të japë detaje.