Me siguri të gjithë e kemi kafshaur të paktën njëherë gjuhën pa dashje dhe e dimë sa e dhimbshme është.

Megjithatë, ka edhe një anë tjetër të historisë: ka disa besime që thonë se kur kafshon gjuhën, nuk është aspak një shenjë e mirë.

Përkatësisht, ekzistojnë dy variante të këtij besimi.

E para thotë se kur kafshoni gjuhën, do të thotë se dikush nga mjedisi juaj po ju gënjen për gjëra të rëndësishme. Prandaj duhet të hapni mirë sytë dhe të keni kujdes se kujt ia besoni sekretet tuaja. Një variant tjetër thotë se njeriu kur kafshon gjuhën flet shumë dhe disa gjëra nga jeta private duhet t’i mbajë për vete.

Sido që të jetë, këto janë sigurisht vetëm besime, dhe ju takon juve të gjykoni nëse duhet t’u besoni atyre. Fakti është se e vetmja gjë që do të ndodhë kur të kafshoni gjuhën është se me shumë mundësi do të ndjeni dhimbje që do të largohen brenda pak minutash.