Gostivar: Arrestohet për sulm fizik ndaj gruas

Mbrëmjen e djeshme (14-nëntor) rreth orës 20:45, në rrugën “Nikola Parapunov” në Gostivar, zyrtarët policorë të SPB Tetovë- DPB Gostivar kanë privuar nga liria 21-vjeçarin I.A. nga Gostivari i cili një orë më parë ishte raportuar nga gruaja e tij 20 vjeçare nga Tetova me të cilën nuk ishin të kurorëzuar, se në banesën e tyre në Gostivar, e kishte sulmuar fizikisht rreth orës 19.00. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS