EMV nga nesër përsëri do të fillojë të blejë energji elektrike

EMV do të blejë edhe energji elektrike të importuar në fillim të dhjetorit. Në katër ditët e para të muajit të ardhshëm do të blihen paraprakisht 23240 megavat orë.


Në 23 ditë të nëntorit SHA EMV shpenzoi mbi 20 milionë euro për import të energjisë elektrike.

Në vetëm 23 ditë në nëntor, janë importuar 87,970 MWh energji elektrike me një çmim total prej 22,861,069 euro.

Nga data 1 deri më 4 dhjetor SHA EMV do të importojë 23,240 MWh energji të re dhe për të njëjtën do të paguajë rreth 8 milionë euro, sipas çmimeve aktuale të bursës.