Edhe pse kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami premtoi se do të prish shtëpinë në rrugën “Bllagoja Toska”në Tetovë, ajo do të vazhdoj edhe disa javë të jetë po në atë vend. Pronari i shtëpisë Islam Rushiti thotë para mediave se ende nuk kanë përfunduar proceduarat gjyqësore dhe do të del nga shtëpia kur do të realizohet gjithë procesi, ku sipas tij brenda kësaj periudhe pritet të caktohet edhe çmimi i dëmshpërblimit sipas super-ekspertizës.


“Njëherë është vendosur për 2 javë, do të shohim pastaj se çfarë do të bëhet, me vlerësimin çfarë do të bëhet, sa do të na japin, sa do të jetë. Njëherë për dy javë ditë është vendosur që të rrimë, dy javë do të jemi këtu”, tha Rushiti

Vlen të thekësohet se bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë e finanson “TAV – Maqedoni” dhe tetovarët duhet që ti falenderohen kësaj kompanie që na ka mundësuar që të kemi një bulevard me të gjitha standardet. Komuna e Tetovës nuk e ka realizuar as eksproproimin e as asfaltimin e rrugës. /TS/