Urim SALIHU
Në fillim pamë se u rrah një e moshuar që nuk dinim asgjë më shumë për të.As historinë e trishtë të saj.
Si shumë pleq që në vend që të jetojnë ditët e fundit të jetës dhe të largohen nga kjo botë me dinjitet në shtretërit e butë pranë të dashurve të tyre , ata janë kaq të braktisur, vetmuar dhe të pambrojtur të lënë në dorën e askujt.Ata nuk kanë forcë të ngrejnë zërin sepse fati i ka shtypur që në momentin kur stacion të fundit kanë një azil pleqësh.Por këtë Nënë nuk e kishte dëbuar fëmija i saj ,atë e kishim dërguar të gjithë ne që skishim pyetur kurrë sa keq ishte ajo.Përse ajo kishte arritur deri aty, askush deri sot nuk e dinte,por u deshtën grushtet e një vajze të re për ta kuptuar historinë e trishtueshme të asaj plake të mjerë.
Por kur më vonë e merr vesht se ajo plakë e gjorë që u dhunua , është nëna e një dëshmori që derdhi gjakun e tij për lirinë e të gjithëve, kjo ta këput shpirtin.Ai deri gjakun edhe për ato që rrahën nënën e tij.Ah sikur të kishte jetë dhe të shihte këtë skenë barbare, por…
Aty u rrah një nënë që e rrahu secilën ditë jeta, dhimbja për djalin e saj martir .Atë nuk e mbrojti askush nga ne.Kjo grua deri sot ishte e harruar nga ne që nuk pyetëm për të, as emrin nuk ia dinim.Ajo ishte e vetme , e braktisur dhe askush nga ne nuk u interesua se kush ishte në të vërtetë ajo qenie që e tret dashuria për djalin e saj dëshmorë që sikur të jetonte ,këto dhunuese nuk do kishin guxim ta bënin këtë.
Sot ne e dijmë edhe emrin e asaj që e dhunoi , si një akt më poshtërrues ndonjëherë, por e mësuam edhe emrin e një nëne martiri që shoqëria, shteti, çdo gjë e kishte harruar.
Ç’farë bëmë në që ajo mos përfundonte aty?! Kush përmendi jetën e saj kaq të rëndë deri sot?
Ajo nuk pa deri sot asnjërin nga ne ti dërgojmë një kurrorë lulesh mbi varrin e djalit të saj që sakrifikoi më të shtrenjtën për ne – JETËN.
Sot mësuam shumë emra bashkë me dhunën që është heshtur kudo.Kushedi sa nëna të braktisura janë rrahur deri sot .Nëna të tjera që fëmijët e tyre “modernë “i dërguan në azile pleqësh që për prindërit është njëjtë si ti internosh diku nëpër kampe përqendrimi.
Sot mësuam se ç’farë është dashuria për ata që na lindën dhe sot mësuam sa e shtrenjtë është fjala NËNË .
Mësuam poashtu se ç’farë është të harrosh nënën e një martiri që dha cdo gjë dhe në fund morri grushta fytyrës para nesh, para syve tanë.
Ajo nënë na mësoi sot se sa na dha ajo dhe sa nuk i dhamë asgjë ne asaj.Ajo na dha gjakun e një martiri për lirinë tonë, ndërsa ne e harruam atë përndryshe ajo nuk do përfundonte në atë shtëpi që ta rrihnin njerëz të pashpirtë.