Asfaltohet bulevardi “Bllagoja Toska”, Durmishi: Projektin e realizon TAV-MAQEDONI

Sot ka nisur asfaltimi i një pjese të bulevrdit “Bllagoja Toska”. Kjo rrugë është projekt i TAV Maqedoni dhe i kontraktuar që nga koha e Teuta Arifit. Siç mësohet sot do të asfaltohet vetëm një segment dhe një shtresë e asfaltit ku pas përfundimit do të shtrohet edhe pjesa tjetër dhe shtresa e dytë e asfaltit.
Edhe kryetari i këshillit Besar Durmishi u shpreh se kjo rrugë është projekt i TAV Maqedoni.
Vlen të thekësohet se para një jave komuna nuk arriti të prish shtëpinë e vetme që është pengesë për hapjen e tërësishme të kësaj rruge.