Dje (27-nëntor) rreth orës 04:20, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 41-vjeçarin M.H. nga Gostivari, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga motra e tij 42-vjeçare se e ka sulmuar fizikisht dhe lënduar atë dhe djalin e saj të mitur. Sipas raportit, M.H. në sulm ka përdorur edhe mjet të mprehtë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse. Ts