Arrestohet për heroinë një person nga Kalishti

Punonjësit policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (14-nëntor) rreth orës 13:15, në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, kanë privuar nga liria 23-vjeçarin E.K. nga Kalishti i Gostivarit, për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur heroinë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor-Gostivar për sqarim dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do të përpilohet parashtresë përkatëse.Ts