Arrestohet një shtetasi i huaj, po udhëtonte me dokument të falsifikuar

Dje në ora 17:30 në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, zyrtarët policorë të stacionit policor të vendkalimit kufitar dhe mbikëqyrjes kufitare “Bogorodicë” kanë privuar nga liria Z.L.(33) nga Republika Çeke.


Gjatë kontrollit të pasaportave, u konstatua se dokumenti i tij i udhëtimit ishte i falsifikuar, pra ndryshime në datën e vlefshmërisë.
I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të plotë të rastit në koordinim me Prokurorin Publik kundër tij do të bëhet kallëzim penal nga neni 378 i Kodit Penal.