Anketat e rrejshme të VMRO-së, favorizojnë Besën dhe Levicën

Në një anketë të rrejshme mbi rejringun partiak, që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, duket qartë që është e prodhuar nga kuzhinat e VMRO-së. Me qëllim gënjimin e opinionit, në këtë anketë, dalin sikur forcat pro-ruse në RMV bindshëm janë në epërsi ndaj të gjitha forcave pro-evropiane. Në anketë bie në sy favorizimi i Levicës dhe Lëvizjes Besa, kurse pas ndryshimit të marrëdhënieve të Aleancës për Shqiptarët me VMRO-në, kjo e fundit në montimin e kësaj ankete, nxjer me numra qesharakë ASH-në, gje që nuk ështe e mundshme për një parti me shtrirje në të gjithë territori e shqiptarëve të RMV-se dhe një parti dyfish me e madhe se partitë minore të opozitës, e cila numëron 8 deputetë në Kuvend, më shumë se të gjitha subjektet e vogla shqiptare bashkë.