Një 17-vjeçar që vuan nga një sindromë e rrallë thotë se ai është tallur gjatë gjithë jetës për shkak të sëmundjes së tij të rrallë, por se ‘do të jetë gjithmonë i lumtur dhe t’i mbajë të tjerët të lumtur’.

Lalit Patidar është një nxënës nga fshati i vogël Nadleta në Madhya Pradesh të Indisë.

I gjithë trupi i tij ka qenë i mbuluar me qime që nga mosha gjashtë vjeçe, kur u diagnostikuar me hipertrikozë – një çrregullim jashtëzakonisht i rrallë.

Siç raportohet, 17-vjeçari është tallur pasi u quajt ‘djaloshi majmun’ nga nxënësit e shkollës, të cilët thonë se kanë frikë se ai mund t’i kafshojë.

Por pavarësisht se ishte tallur, ai ka folur për këndvështrimin e tij pozitiv ndaj jetës, duke thënë se tani ëndërron të bëhet një Youtuber i suksesshëm.