Zelenski dekoron kryeparlamentarin Xhaferi

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelenski ka dekoruar kryeparlamentarin Talat Xhaferi me çmimin Princi i urtë Yaroslav.


Në njoftimin e presidencës ukrainase thuhet se dekorimi bëhet për merita të rëndësishme në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës si dhe kontributin e rëndësishëm në promovimin e shtetit ukrainas në botë.