VMRO-DPMNE, ka filluar sot të bëjë publike emrat e zyrtarëve shtetërorë, të cilët sipas tyre, posedojnë pasuri të padeklaruar. Partia opozitare maqedonase pretendon që 123 zyrtarë shtetërorë fshehin pasurinë e tyre prej 30 milionë eurove nga opinioni, në të cilën përfshihen shtëpi, apartamente, vila, ambiente biznesi.


Një ndër zyrtarët shtetërorë, që posedon pasuri të pa deklaruar, deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-es, Brane Petrushevski, tha se është Albert Musliu, që sipas tij, Musliu shtiret si ekspert dhe analist në opinion, por në anën tjetër fshihet pas LSDM-së.

“Çfarë fshehë Albert Musliu? Sipas hetimeve tona, Musliu në emrin e tij personal posedon shtëpi në Shkup 118 metra katrorë dhe banesë në qendër 81 metra katrorë. Musliu figuron edhe si themelues dhe pronar i disa subjekteve juridike dhe shoqatave të qytetarëve. Përkatësisht, ai është themelues i Asociacionit Instituti për Paqe dhe Siguri dhe Hulumtime Politike KONICA Shkup, si dhe i kompanisë tregtare MAKRO MED”, thotë Petrushevski.

Nga partia opozitare VMRO, kanë akuzuar se pasurinë e fshehë edhe avokati Ivica Jevtiç, sipas tyre, Jevtiç është avokati më i njohur i LSDM-së.