Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi sot ka pritur për vizitë kryetaren e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ku është diskutuar mbi ballafaqimin e krizës energjetike dhe ekonomike.


Diskutuam edhe mbi mbështetjen e garantuar të Bashkimit Europian në ballafaqimin me krizën energjetike dhe ekonomike, rëndësinë e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, ecurisë së suksesshme të procesit të skriningut dhe realizimin e reformave, ka theksuar Grubi.

Në çastet kur vendi ynë duhet të vazhdojë guximshëm dhe me pjekuri hapat e ardhshëm drejt realizimit të aspiratës së eurointegrimit, bashkë me Kryeministrin Kovaçevski dhe kolegët ministra mirëpritëm sot në vendin tonë, kryetaren e Komisionit Europian znj. Ursula von der Leyen.

Takim inkurajues që njëkohësisht me nënshkrimin e marrëveshjes së parë zyrtare me Bashkimin Europian për menaxhim kufitar me Agjencinë europiane për kontroll kufitar dhe detar FRONTEKS, shënon fillimin e mbarë të proceseve.

Diskutuam edhe mbi mbështetjen e garantuar të Bashkimit Europian në ballafaqimin me krizën energjetike dhe ekonomike, rëndësinë e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, ecurisë së suksesshme të procesit të skriningut dhe realizimin e reformave.